FOTO/ Ky është 50-vjeçari që u vra pas sherrit për një kanal në Dibër, në kërkim një nga autorët

schedule15:14 - 13 Prill, 2021

schedule 15:14 - 13 Prill, 2021

ABC siguron foton e Xhetan Koneshës, 50-vjeçari që u vra me automatik nga dy vëllezër në fshatin Katund i Ri në Luzni të Dibrës.

Në lidhje me këtë ngjarje policia ka arrestuar një prej vëllezërve Mehmet Mera, ndërsa është shpallur në kërkim Altin Mera.

Mësohet se sherri ka nisur për një kanal që ndante pronat e tyre. Debati është përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit dhe një prej vëllezërve Mera ka marrë kallashnikovin dhe e ka qëlluar Koneshën.

Ky i fundit është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra./mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!