Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve dhe Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave kanë rekomanduar që Shtetet e Bashkuara të pezullojnë përdorimin e vaksinës Johnson & Johnson Covid-19 pas raportimit të 6 rasteve të mpiksjes së gjakut.
Autoritetet shëndetësore europiane kanë raportuar 4 raste serioze të mpiksjes së gjakut pas vaksinimit me Johnson & Johnson. Ashtu si homologët e tyre amerikanë, autoritetet europiane po hetojnë këto raste dhe ende nuk është e qartë nëse ka një lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut.
Shqetësimi në Shtetet e Bashkuara nuk ka të bëjë vetëm me vaksinën Johnson & Johnson, por me faktin që shumica e amerikanëve mund të hezitojnë të vaksinohen kundër Covid-19./abcnews.al