Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ “80 sekonda KO”, “Dinamiti” Florian Marku mesazh me kode për Conor Benn

schedule09:58 - 13 Prill, 2021

schedule 09:58 - 13 Prill, 2021

80 sekonda, kaq iu deshën Conor Benn për të mposhtur pak ditë më parë Samuel Vargas dhe në “Twitter” u bë nami për triumfin e britanikut, i cili vijon të jetë i pamposhtur.

Gjithsesi janë të shumtë ata që sukseset e tij i lidhin me emrin e babait të tij Nigel Benn, një ish-kampion bote në boks, dhe me faktin që Conor deri më tani po zgjedh kundërshtarë të lehtë.

Vargas kishte humbur në gjashtë ndeshjet e fundit dhe britaniku e gjunjëzoi që në raundin e parë. Florian Marku e uroi atë për fitore, por edhe e thumboi:

“Urime për Conor, por siç e kam thënë edhe më parë, nëse lufton me dikë që ka tetë humbje nuk e ka problem të humbasë edhe një tjetër. Ai i ka shmangur të gjithë kundërshtarët në Angli për një arsye”.

Florian Marku, fitores së Conor Benn në raundin e parë i është përgjigjur me triumfin e tij kundër Muma Mweemba në nëntor të vitit të shkuar. Boksieri shqiptar shkruan “80 sekonda KO, krenar që jam shqiptar” dhe e shoqëron me “emojin” e dinamitit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!