Besa, pas humbjes së pësuar me Egnatian ka ndryshuar trajner. Artan Mërgjyshi ka dhënë dorëheqjen, pasi vardhezinjtë kanë dalë jashtë objektive.
Klubi kavajas ka dalë me njoftim dhe bën me dije se Mërgjyshi ka dhënë dorëheqjen, ndërkohë që në vendin e tij është emëruar Ndriçim Kashami.
“Zyrtare, Artan Mërgjyshi dorëhiqet nga ekipi Besa. Klubi e falënderon për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në vazhdim. Faleminderit Artan Mergjyshi.
Ndriçim Kashami rikthehet sërish në drejtimin e klubit Besa. Mirë se vjen Ndriçim Kashami”, shkruhet shkurtimisht në njoftimin e bërë nga klubi i Besës. /abcnews.al