Kreu i grupit Parlamentar Socialist Taulat Balla, në takimin elektoral zhvilluar në Elbasan deklaroi se ky 4-vjeçar sipas tij do të jetë 4-vjeçari i këtij qyteti.
Gjatë fjalës së tij, Balla i bëri thirrje qytetarëve që të votojnë kryeministrin Edi Rama, Partinë Socialistë për të vijuar transformimin e Elbasanit.
“Duhet të vinte Edi Rama për t’i dhënë qytetit një mushkëri të re. Por sa herë që ne bëjmë një punë vijnë ata që merren me fjalë. Punët e mëdha për transformimin e Elbasanit janë vetëm në fillim. Ky 4-vjeçar që vjen do të jetë 4-vjeçari i Elbasanit.
Unë nuk gjej një arsye përse një qytetar nga Elbasani duhet të votojë listën e PD, ata janë ca njerëz që siç erdhën dhe ikën.
Ndërkohë lista e Partisë Socialiste ka njerëz që kanë studiuar jashtë Shqipërisë dhe vendosën të rikthehen për të dhënë kontributin e tyre”, tha Balla, ndërsa shtoi se vetëm Edi Rama dhe PS mund ta çojnë përpara reformën në drejtësi.
/abcnews.al/

