Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me vrasjen e gazetarit grek tre ditë më parë në një atentat të organizuar ndaj tij.
Një oficer i EL.AS se sipas hetimeve të deritanishme dyshohet se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta, dhe kur të dalë shkaku i vrasjes do na habisë të gjithëve.
“Ne po shqyrtojmë gjithashtu mundësinë se diçka e parëndësishme fshihet pas vrasjes së George Karaivaz . Diçka që kur të dalë mund të na habisë … Një mosmarrëveshje e fortë ose ndoshta një ngjarje që gazetari nuk i kushtoi vëmendje, i kushtoi atij jetën. Gjithashtu një tjetër pistë hetimi është fakti se ndonjë ka dashur që të mbyllë gojën gazetarit, pasi përmes hulumtimit mund të zbardhte gjëra që nuk duhet të zbuloheshin”, ka thënë ai.
Mediat greke bëjnë me dije se deri më tani janë marrë dëshmitë e të afërmve dhe miqve të familjes së George Karaivaz, si një mënyrë për të hedhur dritë mbi shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë.
Gjithashtu pritet dhe rezultati i analizave që janë bërë në celularin dhe laptopin e gazetarit për të zbuluar se cilët ishin bisedat e fundit dhe mesazhet që mund të kenë çuar në një ngjarje të tillë.
Pjesë e kësaj ngjarje janë bërë dy persona, që sipas policisë greke dyshohej në fillim se und të ishin të huaj por për shkak të kufizimeve të pandemisë një gjë e tillë mund të ishte e pamundur.
Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë detaj në lidhje me identitetin e autorëve të vrasjes së gazetarit të njohur grek.e.su./abcnews.al