Masakër në Itali, 83 vjeçari vret gruan, djalin dhe pronarët e shtëpisë

schedule16:29 - 11 Prill, 2021

schedule 16:29 - 11 Prill, 2021

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 83 vjeçar ka vrarë bashkëshorten  dhe djalin e tij me aftësi të kufizuara, gjithashtu ka vrarë dhe çiftin e bashkëshortëve pronarë të shtëpisë ku banonin.

Mediat vendase bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në Torino, ndërsa pas krimit autori Renzo Tarabella, 83 vjeç është përpjekur që të vrasë veten me armën e krimit.

Sipas mediave mësohet se i moshuari autori i një krimi të katërfishtë ndodhet në gjendje të rëndë nën kujdesin e mjekëve. lajmin për ngjarjen e rëndë e ka dhënë vajza e çiftit pronarë të shtëpisë ku banonte i moshuari me familjen e tij, e cila banonte në ndërtesën përballë prindërve të saj.

Ndërkohë arma e përdorur për krimin ishte pa leje. Ndërkohë deri më tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë. /abcnews.al