Antonio Conte e paralajmëroi ditën e djeshme se ndeshja me Cagliarin do të ishte e vështirë. Ashtu ndodhi, sardë në nevojë për pikë për të siguruar mbijetesën në Serie A, luftuan fort dhe rezistuan 77 minuta.
Interi ia doli të fitonte 1-0 falë golit të Matteo Darmian. Anësori i djathtë mori një asist nga Achraf Hakimi, anësori i krahut të majtë, dhe dërgoi topin në rrjetë 13 minuta përpara fundit të ndeshjes.
Triumfi i 11-të radhazi në kampionat për ekipin e Antonio Contes, që vazhdon të mposhtë çdo kundërshtar. Vendi i parë dhe 74 pikë, teksa diferenca me Milanin ndjekës ka shkuar sërish 11 pikë. /abcnews.al