Aleksandër Meksi zbardh vendndodhjen e 17 kishave mesjetare

schedule18:11 - 26 Shtator, 2018

schedule 18:11 - 26 Shtator, 2018

Aleksandër Meksi i ka dedikuar vite të tëra studimit të kishave mesjetare. Përmes një dokumenti sekret nga arkivat e Vatikanit ai zbardh për herë të parë vendodhjen e 17  kishave mesjetare në Lezhë, të cilat i përkisnin Shqipërisë dhe që janë zaptuar pa të drejtë nga fqinjët aso kohe.

Studiuesi dhe arkeologu i njohur Aleksandër Meksi përmes një letre sekrete siguruar në arkivat e Vatikanit, zbardh zaptimin e 17 kishave mesjetare të periudhës së Skënderbeut. Për herë të parë, Meksi saktëson vendodhjen e tyre përmes një harte.

“Këtu janë me të kuqe të plotë vendet ku ndodhen dhe ato vende lexohen në dokument me saktësi. Pra për problemin që zgjatet në shekull mund të flitet me të dhëna të plota”, thotë Meksi.

Më herët Gjon Kastrioti, i ati i Skënderbeut, më 3 prill 1407 i shkroi një letër Papës së Shenjtë Gregorit 12, se 12 prej 17 kishave që ndodhen në këtë territor janë në pronën e tij dhe i përkasin shqiptarëve. Ndërkohë që Meksi publikon përgjigjen e Papa Gregorit të 23 majit 1407 e panjohur deri më sot dhe që hedh dritë mbi këtë çështje.

“Dëshmohet në aktet e datës 3 prill 1407, ku Gjoni shkruan se këto kisha janë në territorin e tij dhe i përkasin Peshkopatës arbaneze prej 800 vitesh. Ai kërkon të shmangen grindjet e trazirat ndër popujt e atyre viseve nga kjo padrejtësi. Në aktet jepet teksti i letrës që i dërgohes Atit të Senjtë Papës Gregor 12, ku i kërkohet të ndërhyhet në favor të peshkopatës arbaneze për të detyryar peshkopin e Lezhës që mos i mbajnë të zbatuar ato 12 kisha arbaneze”.

Aleksandër Meksi këto të dhëna të vlefshme për historinë e vendit tonë në periudhën e Mesjetës i bëri publike në vitin e Gjergj Kastriotit Skënderbeut në prani të historianëve, studiuesve dhe intelektualëve të pranishëm në aktivitet./abcnews.al