TIRANË- Pas kapjes së 142 kg kokainë në Portin e Durrësi, policia e Tiranës ka “zbarkuar” në kompaninë ‘Masabi Fruits’ me seli në Kombinat të Tiranës për të kontrolluar për drogë.
Siç shihet nga pamjet, policia është pajisur me qen antidorgë. Pikërisht në ambientet e kësaj kompanie pritej të mbërrinte edhe sasia e 142 kg kokaine nga Ekuadori.
Ndërkohë policia ka njoftuar se janë arrestuar dy administratorët e kompanisë Klajdi Xibraku dhe Erjon Peti pritet të merret në pyetje. E.L/abcnews.al/