PSG mban ritmin e Lille. Kampionët në fuqi të Francës nuk kanë falur në transfertë kundër Strasbourg, teksa kanë fituar me rezultatin 1-4 dhe kreu është vetëm tre pikë larg.
Kylian Mbappe, pas dy golave që i shënoi gjermanëve të Bayern Munich në Champions League, ka realizuar edhe në kampionat. Sulmuesi zhbllokoi ndeshjen pas 16 minutash lojë.
PSG nuk e ndal vrullin. Pablo Sarabia dhe Moise Kean shënuan edhe dy gola të tjera në pjesën e parë të ndeshjes dhe i dhanë udhë fitores, në këtë duel.
Strasbourg reagoi në pjesën e dytë me një gol të Sahi, por PSG nuk mund ta vinte në dyshim këtë fitore dhe Paredes shënoi edhe golin e katërt, që i mbylli llogaritë. /abcnews.al