Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Martini: Tani jemi ekip me autoritet dhe mentalitet fitues, i duam të dy trofetë

schedule18:18 - 10 Prill, 2021

schedule 18:18 - 10 Prill, 2021

Edi Martini i është gëzuar një tjetër fitoreje të Teutës. Në Fier durrsakët nuk falën dhe kryesojnë kampionatin pas tre fazave. Shkodrani, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u shpreh: “Ishte meritë e jona që nuk pati raste Apolonia. Treguam autoritet dhe nuk u vumë në vështirësi. Bëmë edhe zëvendësime, pasi kemi edhe ndeshjen e Kupës”.

“Të vetëm në krye? Kemi ndeshjet tona, shohim pak ekipet prapa. Lufta është e fortë, jemi fokusuar te ndeshjet tona. Pak më intereson çfarë bëhet pas shpinës tonë”, shtoi trajneri i Teutës, shkodrani Edi Martini.

“Puna në stërvitje është shumë e rëndësishme. E kanë në gen fitoren dhe kjo të lë pa fjalë. Edhe kur kemi luajtur keq ka qetësi. Nuk jemi të kënaqur kur humbim topa, por tani ka autoritet dhe entuziazëm. Djemtë meritojnë komplimenta, pasi janë një ekip fitues”.

“Jemi një grup që duam t’i fitojmë të dyja. Duam titullin dhe jemi në formë të mirë, ndaj i duam të dy trofetë. Fati ynë i mirë është se kemi 20 lojtarë që mund të luajnë. Jemi të fokusuar tek të dyja ndeshjet. Jemi me këmbë në tokë dhe duam të ecim përpara në të dyja kampet”.

“Rivalët? Janë të gjitha ekipe të mira. Duhet kujdes, jo eufori. Në Shkodër themi që tjetri mallkohet po i the “të hyftë vetja në qejf”. Të katër ekipet kanë potencialin për të na ndjekur. Djemtë tanë mund të vënë autoritetin në fushë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!