“Nuk e dija se do ndryshonin modul”, Brdaric: Na mungoi besimi, Laçit i luajtëm në mbrojtje

schedule18:03 - 10 Prill, 2021

schedule 18:03 - 10 Prill, 2021

Thomas Brdaric, trajneri gjerman i Vllaznisë, ka komentuar duelin e luajtur në Laç, që u mbyll në barazim pa gola dhe shkodranët për herë të parë morën pikë ndaj kurbinasve këtë sezon. Në lidhjen direkte me emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ai tha:

“Para së gjithash dua të komplimentoj lojtarët e mi për lojën e mirë në aspektin taktik. Nuk ishte një ndeshje e lehtë. Duhet të dilnim në kundërsulme sot dhe patëm shumë raste. Ky është një moment ku nuk po arrijmë të shënojmë. Duhet të punojmë për këtë pjesë”.

“Cisse? Nuk është e lehtë të luash kundër disa mbrojtësve. U mundua të bënte diçka mes linjave, por skuadra ishte në mbrojtje dhe ishte vetëm në disa raste. Duhet të punojmë për të përmirësuar pjesën sulmuese”.

“Moduli ndryshe? Menduam se Laçi do të luante si zakonisht, me 3-5-2. Ata kishin ndryshuar dhe ne luajtëm në mbrojtje, me idenë për të krijuar më pas shanse nga rastet që do të paraqiste ndeshja. Krijuam mundësi, kishim ekuilibër, por në finalizim kemi vuajtur”.

“Kupa? Kemi bërë sezon të mirë, kampionati është i vështirë. Duhet të kemi shumë besim te vetvetja. Patëm një moment jo të mirë, por më pas u kthyem. Skuadrat nisën të na njohin dhe dinin me kë përballeshin. Na ka munguar finalizimi dhe besimi në disa raste.

Duhet t’u japim besim lojtarëve në sulm, të vertikalizojmë në momentin e duhur. Duhet të shënojmë në Kupë, na duhet të jemi më të zgjuar, të shfrytëzojmë rastet tona. Jemi gati dhe do të jemi të përgatitur për t’u përballur me Laçin në gjysmëfinale”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!