Nuk ka fitues në Sopoti-Shkumbini. Ndeshja më e fortë e grupit A të Kategorisë së Dytë, përfundoi në barazim 1-1, rezultat që mban ekipin librazhdian në krye për momentin. Lundraxhiu kaloi në avantazh ekipi mik në pjesën e parë, ndërsa u përgjigjën me golin e Mirel Çotës në fraksionin e dytë të takimit.
Sopoti kryeson me 44 pikë, një më shumë se Shkumbini që ka luajtur një ndeshje më pak. Dy takimet e tjera përfunduan me fitoret minimale të ekipeve vendase. Gramshi mposhti 1-0 Valbonën falë rrjetës së Balliut në mesin e pjesës së dytë.
Ada triumfoi 3-2 me përmbysje ndaj Shënkollit në derbin e Veriut. Shkreli dhe Ndoji shënuan në minutat e fundit të ndeshjes për Adën, teksa në pjesën e parë e kishte gjetur rrugën e rrjetës Mehja. Pa vlerë golat e Djalës dhe Cekut për Shënkollin.
Në grupin B u luajt vetëm një ndeshje sot. Labëria fitoi 0-1 jashtë fushe kundër Delvinës. Golin e fitores e realizoi Kumanaku në fundin e pjesës së parë. Tre pikë të rëndësishme për Labërinë, që renditet në vend të tretë me 41 pikë, pesë pikë larg kreut. /abcnews.al