Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Balla: Nuk e mbyll dot mandatin tim pa bërë rrugën e Belshit

schedule10:08 - 10 Prill, 2021

schedule 10:08 - 10 Prill, 2021

“Unë nuk iki dot nga politika…Nuk e mbyll dot mandatin tim pa bërë rrugën e Belshit, kaq dua të them”, kështu deklaroi Taulant Balla, këtë të shtunë nga Librazhdi

Balla gjithashtu iu bëri thirrje qytetarëve që të votojnë Partinë Socialiste.

Gjatë fjalës së tij Balla theksoi se premtimi për të përfunduar rrugën e Belshit në këto vite, nuk ka mundur ta realizojë për shkak të pamundësive që krijoi pandemia dhe tërmeti.

“Ne nuk e kemi mbajtur dot fjalën e dhënë për këtë fshat për rrugën. Edhe pse arsyet janë të qenësishme, dikush do të thotë që Taulant bërë rrugën e Polisit, të Lunikut, të Babjes, por rrugën e Veçanit që ta ka mbështetur po aq sa ata?

Unë dua ta them troç se nëse nuk do të na kishte ndodhur tërmeti dhe pandemia rruga do të ishte e bërë dhe do të ishim shumë të kënaqur. Unë sot dua t’ju them që ne do t’i qëndrojmë këtij angazhimi.

Unë nuk jam nga ata që tradhtojnë apo dorëzohen lehtë, fjala e dhënë do të shkojë në vend të saj, por sigurisht shpresoj që normalitetit t’i kthehemi sa më shpejt. Por me sa shoh bashkë me kryeministrin, besoj që fundi i majit na gjen në realitetin e domosdoshëm të gjërave”, tha Balla.

Më tej ai theksoi se sot është dyfishuar ndihma për familjet me ndihmë ekonomike.

Po ashtu Balla  tha se në Librazhd në 2013 nuk kishte asnjë fabrikë punësimi.

“Unë kam një apel për të gjithë demokratët duhet të dinë se vota për PD nuk e ndihmon, por çon ujë tek mulliri i Ilir Metës. Zgjedhjet janë shumë të rëndësishme sepse ose do të kthehemi pas ose do të shkojmë përpara”, tha Balla.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!