Istanbulspor në verën e shkuar u përqendrua shumë në Shqipëri për merkaton dhe duket se ka bërë zgjedhjen e duhur sepse Rroca, Abazaj e Et’hemi janë ambientuar shumë mirë dhe po mbajnë peshën e ofensivës së skuadrës nga Stambolli.
Edhe ditën e sotme ata ishin të rëndësishëm për skuadrën. Në minutën e 56 Abazaj dha një vertikalizim për Rrocën në krahun e djathtë dhe fantazisti nuk gaboi, por goditi fort dhe tundi rrjetën, duke i dhënë fitoren 2-1 Istanbulspor ndaj Tuzlaspor.
Kjo ishte ndeshje për llogari të javës së 29-të të Ligës së Parë turke, teksa Istanbulspor renditet e 6-ta, 9 pikë nga vendi i parë. I sotmi ishte goli i 8 në kampionat për Rrocën, teksa ka dhuruar edhe 9 asiste. Abazaj ka kontribuar me 2 gola dhe 5 asiste. /abcnews.al
https://streamable.com/p8gyi7