Portieri i Ajax, Andre Onana, pak muaj më parë u surprizua nga UEFA, duke u dënuar plot 1 vit përjashtim nga aktivitetet sportive për doping dhe marrë një goditje të rëndë (kthehet më 5 shkurt 2022).
Me gjithë përjashtimin e gjatë, Ajax është gati ta mbështesë talentin dhe të rinovojë kontratën me të. Marc Overmars, drejtori i kampionëve të Holandës konfirmoi se po negociohet për zgjatjen e kontratës së portierit, e cila përfundon në fund të sezonit.
“Jemi në bisedime me të dhe shpresoj të arrijmë shpejt në një marrëveshje. Ndoshta në javët e ardhshme do të konfirmohet gjithçka”, u shpreh Overmars për kontratën e portierit, të cilin para pak muajsh e donte Chelsea. /abcnews.al