Manchester United fitoi 0-2 përballë Granadës mbrëmjen e kaluar. Golat e Rashford dhe Bruno Fernandes i dhuruan triumfin “Djajve të Kuq” në sfidën e parë çerekfinale të Europa League.
Kalimi në katër ekipet më të mira të turneut është shumë afër, por Ole Gunnar Solskjaer nuk është plotësisht i kënaqur. “Nuk ishte një mbrëmje perfekte.
Morëm tre kartonë të verdhë dhe në ndeshjen e kthimit do të na mungojnë tre lojtarë (Maguire, Shaw dhe McTominay). Gjithsesi, rezultati 0-2 është shumë i mirë.
Nuk është e thjeshtë të vish në Spanjë dhe të sigurosh një rezultat pozitiv. Objektivi ynë është të fitojmë çdo ndeshje. Skuadra ime është e re, kështu që duhet të përmirësohemi akoma“, deklaroi trajneri norvegjez. /abcnews.al