PSG triumfoi ditën e djeshme kundër Bayern Munich dhe tani duket favorit për të kaluar në gjysmëfinale të Champions League. Gjithsesi tema të rëndësishme mbeten çështjet e rinovimeve të kontratave me Neymar dhe Mbappe.
Në lidhje me këtë ka folur edhe drejtori sportiv, braziliani Leonardo. Për Sky Sport Italia ai fillimisht është shprehur: “Mendoj se do të jemi të lumtur kur të vijnë firmat në kontratat e tyre.
PSG director Leonardo to Sky Italy about Mbappé and Neymar: “I think that when it comes to their contracts, we can be happy… we will soon get to a more concrete situation for Mbappé and Neymar contracts. Donnarumma? I don’t talk about transfers now, Navas is great”. ?? #PSG
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) April 7, 2021
Së shpejti do të arrijmë në një situatë më konkrete për kontratat e Mbappe dhe Neymar”. Leonardo është pyetur edhe në lidhje me transferimin e mundshëm të Donnarumma: “Unë nuk flas për transferime tani, Navas është i shkëlqyeshëm”. /abcnews.al