Shkon 28 numri i kontrollorëve të shoqëruar në policinë e Tiranës. I pari që u shoqërua ishte Muhni Mezini.
Gazetarja e ABC Xhensila Kodra tha se numri i të shoqëruarve pritet të jetë më i lartë gjatë orëve në vijim.
Lexo edhe: Bllokuan Aeroportin e Rinasit, prokuroria hetim kontrollorëve për shpërdorim detyre
Shoqërimet e tyre për t’u marrë në pyetje janë bërë me urdhër të Prokurorisë pas kallëzimit që kompania AlbControl bëri ndaj organizatorëve. Ndërsa Prokuroria nisi menjëherë hetimet me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Kujtojmë se në aeroportin e Rinasit prej mëngjesit të së mërkurës nuk mund të realizohet asnjë fluturim.
Shkak është bërë greva e kontrollorëve që akuzojnë se u është ulur paga.
/abcnews.al/