Mesila Doda dhe Klajda Gjosha japin mesazhe të forta për të rinjtë shqiptarë

schedule21:22 - 7 Prill, 2021

schedule 21:22 - 7 Prill, 2021

Mbrëmja e sotme e “E ardhmja është vajzë” me Ermira Çaushollin solli përballë njëra-tjetrës dy figura politike të cilat treguan edhe njëherë qytetari dhe forcë në ekran për publikun. Mesila Doda dhe Klajda Gjosha, të cilat përfaqësojnë PD dhe LSI na dhanë mundësinë t’i shohim ndryshe këtë herë, jo vetëm si politikane. Në fjalimin e tyre të dyja prekën një fenomen që është theksuar shumë vitet e fundit: “Largimi i të rinjve nga Shqipëria”

“Nëse ka patur një pyetje së cilës i jam përgjigjur me vështirësi gjatë kësaj fushate ka qenë pikërisht nga të rinjtë të cilët më pyesnin se përse duhet të qëndrojnë këtu. U kam treguar eksperiencën time dhe di të them që politika ndryshohet me njerëz që kanë integritet. 

Shpresoj shumë që parlamenti i ardhshëm nuk do të ketë më nga ata personazhe që quhen të fortë por do të ketë burra dhe gra, vajza dhe djem të cilët kanë në zemër për të bërë më të mirën për vendin e tyre. Shqipëria është e juaja dhe e askujt tjetër“. – tha ndër të tjera në fjalimin e saj në studio Mesila Doda.

Klajda Gjosha po ashtu preku të njëjtën temë pasi edhe partia e saj që prej fillimit ka mbështetur të rinjtë dhe vazhdon ta bëjë ende duke e patur lajtmotiv në çdo fushatë për t’i mbajtur të rinjtë në Shqipëri.

“Kam parë lot në sytë e të rinjve e çifteve të reja kryesisht gjatë kësaj periudhe. Kam parë humbjen e shpresës që edhe pse arsimohen pyesin veten: pse e kam marrë këtë diplomë? A do të kem mundësi punësimi? A do të kem mundësi të krijoj familjen time e të rris fëmijët në këtë vend? U do t’i them atyre PO! Shqipëria është shtëpia juaj dhe këtë do ta bëjmë të gjithë bashkë.

Thirrja nga foltorja do të jetë që vendimmarrja të kthehet në duart e atyre që kanë votuar për ne që t’i përfaqësojmë në Kuvendin e ardhshëm të Shqipërisë. Do bëja një thirrje për gjithë politikën shqiptare për të qenë më e paqtë. Një thirrje të fortë për të gjithë, majtas, djathtas, të qëndrës që të shikonim përtej atyre çështjeve të vogla partiake dhe personale.

Të gjithë bashkë të binim dakort për disa prioritete kombëtare që duhet ti çojmë përpara bashkë me qytetarët e këtij vendi. I kemi premtuar shqiptarëve para 30 viteve europën dhe besoj që në këtë legjislaturë ata duhet të shkojnë drejt Bashkimit Europian. Ky do të ishte një fjalim për rikthimin e shpresës e për ti mbajtur shqiptarët këtu”– tha Klajda Gjosha. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!