Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ndiheni pa energji? Këto janë tre gabimet që po bëni me dietën

schedule15:57 - 7 Prill, 2021

schedule 15:57 - 7 Prill, 2021

A e dini se nëse ndiheni të lodhur, shkak mund të jetë dhe mënyra juaj e gabuar e ushqyerjes? Nëse jo, më poshtë abcneës.al do ju tregojë tre gabime që po bëni me dietën tuaj.

1. Hani shumë shpejt

Kur hani, trupi juaj ka nevojë për kohë që të marrë sinjalin e duhur që jeni ngopur. Disa studime tregojnë se ushqyerja e ngadaltë rrit ndjenjën e ngopjes. Si rezultat ngrënia shpejt mund të jetë një shqetësim për tretjen tuaj dhe ul nivelet e energjisë. Prandaj merrni kohën e nevojshme dhe hani ngadalë. Mos harroni se ushqimi është një nga kënaqësitë më të mëdha të jetës.

2. Konsumoni shumë sheqer

Konsumi i ëmbëlsirave është vështirë të shmanget, por ju duhet të bëni një përpjekje për të mirën tuaj. Sipas studimeve, konsumimi i sheqerit mund të shkaktojë lodhje dhe të çojë në gjumë jo të shëndetshëm, informon abcnews.al.

3. Harroni të hidratoheni

Asnjëherë mos harroni të pini ujë gjatë ditës, pavarësisht nëse konsumoni pije të tjetra. Uji është hidratuesi më i mirë. Hulumtimet kanë treguar se hidratimi është shumë i rëndësishëm për trupin pasi vepron në mënyrë të dobishme në performancën njohëse, tretjen, funksionin e zemrës, parandalimin e sëmundjeve, shëndetin e lëkurës etj./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!