Mjeket kirurgë kardiovaskularë të Spitalit Hygeia realizuan një ndërhyrje kirurgjikale në një paciente 75-vjeçare e cila pësoi trombozë pasi kaloi Covid.
Kirurgu kardiovaskular Bledar Hodo thekson se e moshuara, 3 javë pasi kaloi COVID ka ndjerë dhimbje këmbësh, e cila ishte një trombozë e arterieve në këmbë. Pasi të pastrohen arteriet gjendja e pacientes pritet të stabilizohet.
“Tre javë pasi kaloi sëmundjen, ka ndjerë dhimbje tek të dyja këmbët nga gjuri dhe poshtë. I ka vërejtur që këmbët i kishte shumë të ftohta dhe kur ecte ndjente dhimbje të padurueshme. Erdhi në klinikën tonë para katër ditësh dhe e diagnostikuam me trombozë të arterieve që fillojnë nga gjuri e poshtë.”
Kirurgu Hodo deklaron se në pacientë që e kalojnë Covid në gjendje të rëndë mundësitë për të kaluar në trombozë janë më të mëdha.
“Rreth 45 për qind e tyre bëjnë trombozë në sistemin venoz dhe në mushkëri. Inflamacioni që shkakton kjo sëmundje nxit trombozën.”
Për të shmangur gjendje të tilla mjeku kirurg këshillon pacientët që të konsultohen me mjekë specialistë për të përdorur hollues gjaku.
Mjeket kirurge kardiovaskular te Spitalit Hygeia janë të specializuar dhe aplikojnë teknikat kirurgjikale nga më bashkëkohoret duke siguruar trajtim të suksesshëm të rasteve të tilla, por jo vetëm. /abcnews.al/

