“Më kanë lutur ta bëj”, Haradinaj tregon pse refuzoi të vaksinohej në Shqipëri

schedule15:22 - 7 Prill, 2021

schedule 15:22 - 7 Prill, 2021

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se i është ofruar që ta marrë vaksinën anti-Covid në Shqipëri, por e ka refuzuar.

Në një konferencë për media, Haradinaj tha se e kanë lutur që të vaksinohet gjatë një vizite në Shqipëri, ndërsa ka treguar edhe arsyen pse ka refuzuar që të vaksinohet.

”Unë se kam marrë vaksinën. Kam qenë në Shqipëri, më kanë lutë a do me e marrë, por thash jo po pres deri kur të vaksinohet 2/3 e popullit, pastaj du me marrë edhe unë. Por, nuk e shoh zgjidhje improvizimin e tillë. Nuk i kam pa zgjidhje as kur i kanë marrë testet nga Serbia”, ka deklaruar Haradinaj.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!