Shtetet e Bashkuara nuk kanë nevojë për dozat e vaksinës AstraZeneca, ka deklaruar Anthony Fauci.
“Ne kemi tre vaksina shumë efektive. Edhe nëse FDA vlerëson se kjo vaksinë është e sigurt, ne nuk na duhet një vaksinë tjetër. Kemi mjaftueshëm vaksina”, tha Fauci.
Disa vende europiane kanë ndaluar shpërndarjen e AstraZeneca pas shqetësimeve se vaksina mund të shkaktojë mpiksje gjaku.
Deri tani nuk është vërtetuar asnjë lidhje midis vaksinës dhe mpiksjes së gjakut. Sipas Fauci kjo nuk është një aktakuzë kundër AstraZeneca, po SHBA ka mjaftueshëm vaksina./abcnews.al