A e dini se ka të paktën katër mënyra në të cilat TV në dhomën tuaj të gjumit krijon një efekt negativ përkatës në jetën tuaj, marrëdhëniet dhe shëndetin? Leximi i arsyeve të mëposhtme do t’ju bëjë të mendoni pak më mirë për heqjen e tij nga ajo.
-TV i ndezur vepron si një shpërqendrim shoqëror, duke ju ndaluar që të afroheni me partnerin apo edhe të flisni me të.
-Një TV përballë shtratit vepron si një pasqyrë, duke reflektuar energjinë tuaj menjëherë pas jush.
-Një TV krijon energjinë jo fort të mirë, pasi sipërfaqja e saj e fortë pasqyron dritën dhe zhurmën, ndërsa qoshet e mprehtë zvogëlojnë ndjesinë e butë që duhet të mbizotërojë në dhomën e gjumit.
-Edhe kur nuk jeni duke parë një program, TV është gjithmonë e ndezur. Dritat e kuqe të ndezura dhe ato të gjelbërta të ndezura shqetësojnë pushimin tuaj ndërsa flini, pa e kuptuar.
Nëse heqja e televizorit nga dhoma e gjumit duket si një zgjidhje që është e vështirë për ju, së pari mund ta mbuloni me një shall ose një leckë të bukur, në mënyrë që të eliminoni, të paktën, problemet që krijon si në jetën tuaj të përditshme ashtu edhe në shëndetin tuaj.
Duke u mësuar të mos e shihni atë, ashtu siç do të jetë e mbuluar, do të njiheni ngadalë me idenë për ta hequr atë plotësisht nga hapësira juaj personale./abcnews.al