Komisioni Federal për mbrojtjen nga rreziqet shëndetësore (Cofepris) në Meksikë ka autorizuar përdorimin emergjent të vaksinës indiane kundër Covid-19, Covaxin.
Sipas Bharat Biotech, kompania farmaceutike indiane që zhvilloi Covaxin, ka treguar që vaksina ka efikasitet deri në 81%, bazuar në rezultatet e provave klinike të Fazës 3.
Cofepris tha se autorizimi për përdorim emergjent vërteton se vaksina Covaxin plotëson kërkesat e cilësisë, sigurisë dhe efikasitetit të nevojshëm për t’u shpërndarë në Meksikë.
Ministri i Jashtëm i Meksikës, Marcelo Ebrard tha në Twitter vendimi i Cofepris ishte i duhuri, duke shtuar se “opsionet për tu vaksinuar kundër COVID-19 në Meksikë janë në rritje”. Covaxin është vaksina e gjashtë Covid-19 e miratuar për përdorim urgjent në Meksikë, tha Ebrard.
Meksika ka administruar 308,524 doza të martën, duke e çuar numrin total të dozave të administruara në 9,675,517./abcnews.al