Dy vajza kanë mbetur të plagosura pas një aksidenti të trefishtë të ndodhur paraditen e sotme në “Rrugën e Kombit”. Mësohet se dy të plagosurat kanë qenë në njërën nga tre makinat e përfshira në aksident. Ato janë dërguar me urgjencë në spitalin e Rrëshenit, por fatmirësisht mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën.
Burime për ABC bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në aksin Milot- Rrubik, ku një nga makinat është përplasur kokë më kokë me një furgon. Ndërsa në aksident është përfshirë një makinë e tretë.
Nga hetimet paraprake mësohet se shkak i aksidentit janë bërë manovrat e rrezikshme në rrugë dhe parakalimi i gabuar i njërës prej makinave. E.L/ abcnews.al/