Numri i rasteve globale është rritur për të gjashtën javë radhazi, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Gjatë javës së fundit, janë raportuar më shumë se katër milion raste të reja. Rajoni i Azisë Jug-Lindore – përkatësisht India dhe rajoni i Paqësorit Perëndimor raportuan rritjen më të madhe të rasteve me Covid-19.
Brazili, SHBA, Turqia dhe Franca gjithashtu raportuan një numër rekord rastesh pas Indisë. Më shumë se 71,000 viktima u raportuan gjatë javës së fundit – një rritje prej 11% krahasuar me një javë më parë.
Të gjitha rajonet përveç rajonit afrikan raportuan rritje të numrit të viktimave. Rajoni i Azisë Jug-Lindore gjithashtu raportoi rritjen më të madhe (46%) në numrin e viktimave./abcnews.al

