Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

FSHF nuk bindet nga loja e Shqipërisë, Duka i jep kohë trajnerit Reja

schedule16:58 - 6 Prill, 2021

schedule 16:58 - 6 Prill, 2021

Kombëtarja dhe trajneri i saj, Edi Reja, ka shkaktuar pakënaqësi së fundmi në Federatën Shqiptare të Futbollit. Gjithsesi, presidenti Duka ka vendosur t’i japë kohë italianit, ndërsa shkarkimi i tij do të kishte kosto financiare dhe nuk do të ishte e lehtë të gjendej një pasardhës

Gjashtë pikë nuk mund të hidhen në kosh, por loja nuk bindi. Kombëtarja dhe trajneri i saj, Edi Reja, vërtetë morën dy fitore në tri ndeshjet e para eliminatore të Kupës së Botës, por paraqitja që bëri tani në mars ka shkaktuar shqetësim jo vetëm tek tifozët e mediat, por edhe në Federatën Shqiptare të Futbollit.

Burime brenda saj bëjnë me dijë për televizionin se presidenti Armand Duka ka mbetur i pakënaqur me atë që ka parë dhe është përpjekur të kuptojë shkaqet e kësaj rënieje të nivelit të lojës. Këto burime theksojnë se Duka nuk ka ndërmend të nxitohet dhe të marrë ndonjë vendim të shpejtë, por gjithsesi pret që gjendja të ndryshojë.

Ka një mendim se situata e pandemisë prej më shumë se 1 viti ka ndikuar në punën e teknikut italian, i cili e ka pasur shumë të vështirë të lëvizë, të ndjekë lojtarët dhe të vijë në Shqipëri siç bënte në të kaluarën.

Nuk dihet nëse edhe mosha 75-vjeçare mund të ndikojë në energjinë fizike dhe psikike që kërkon një detyrë e tillë. Shpresa është që me përparimin e procesit të vaksinimit, pandemia të hiqet në të gjithë Europën, dhe Reja të ketë mundësi të punojë si më parë.

Në Federatë e dinë se çdo lëvizje për të ndryshuar njeriun e stolit pikërisht tani do të kishte kosto. Së pari, prishja e njëanshme e kontratës do të kushtojë jo pak financiarisht. Së dyti, askush nuk harron se në çfarë gjendjeje ishte kombëtarja para mbërritjes së Rejës, nën drejtimin e Panuccit. Gjetja e një zëvendësuesi të përshtatshëm nuk do të ishte aspak e lehtë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!