Pas përplasjes me Escobars, Noizy u tërhoq përfundimisht ditën e djeshme. Reperi bëri me dije përmes një postimi në rrjete sociale, ku shprehej se nuk do t’i jepte më vëmendje ish mikut të tij. “S’do t’i jap më vëmendje. Herës tjetër mos shkruani gjëra koti për vëmendje.”, iu drejtua Noizy.
Mirëpo, Escobar nuk e ka lënë me kaq. Ai ka shkruar se Noizy nuk mund t’i afrohet atij , ndërsa ka shtuar se ka bërë çdo gjë për të, duke rrezikuar gjithçka, por gjithçka që ka marrë ka qenë urrejtje nga ana e tij. Ndër të tjera, ai ka zbuluar se së shpejti do të sjellë projektin e ri.
“Morali i historisë, njerëz kujdes kë ndihmoni gjatë rrugës… jo çdokush që ndihmoni e meriton ndihmën tuaj. Mbaje mend që të gjithë sillen mirë me ty kur kanë nevojë për diçka, nuk do të thotë se kanë qëllime të mira. Ata thjesht sillen mirë, sepse kanë nevojë për ty dhe sepse ti je një person i fuqishëm.”, ka shkruar ndër të tjera ai.
Kujtojmë që debati mes tyre u rindez pas deklaratave të Escobars në emisionin Gjoni’s Black, ku u shpreh: “Tash nuk jam me ta se janë pak me hile si djem. Zini nuk është i drejtë, është një djalë i pafytyrë. Kur të ndihmon një njeri prej fillimit, me pare, me rroba, me krejt dhe mos me të respektuar, me ta hangër dorën se po i jep bukë me to, është gjynah e nuk ia vlen.” /abcnews.al