FOTO/Getat e Zonjës së Parë të SHBA bëjnë xhiron e rrjetit, komentuesit ndahen në dy “kampe”

schedule12:16 - 6 Prill, 2021

schedule 12:16 - 6 Prill, 2021

Getat e zeza që zgjodhi të vishte Zonja e Parë e SHBA, Jill Biden po bëjnë xhiron e rrjetit.

Nga disa ato u cilësuan si një skandal pasi nuk i përshtaten gruas së një presidenti. Për të tjerët, kjo tregon se gruaja e Joe Biden  është një model i pavarësisë.

Sipas Daily Mail, teksa zbriste nga aeroplani në bazën e Forcave Ajrore Andrews në Maryland, vëmendja u përqëndrua në getat e zeza të veshura nga Zonja e Parë.

Shumë komentuan se Znj. Biden ndoshta kishte veshur një kostum Halloween, ndërsa të tjerët shkruanin se ajo u kujtoi atyre yllin amerikan të muzikës Madonna, e cila njihet për paraqitjet e saj provokuese.

Përkundrazi, shumë përdorues menduan se veshja e saj tregoi se ajo ishte një model i pavarësisë, se ishte një frymëzim për të gjitha moshat. Edhe kjo sepse tejkalon standardet e rrepta stilistike dhe kërkesat e modës për një grua në pozicionin dhe moshën e saj.

Nga ana e saj, New York Post publikoi një artikull në Internet me titull: ” Ku mund të blini getat mbresëlënëse të Jill Biden “./abcnews.al