Moderatorja e njohur, Eni Vasili është në pritje të ëmbël. Ajo do të bëhet së shpejti nënë për herë të parë, ndërkohë që për muaj me radhë Eni ja doli mbanë më së miri ta mbante të fshehtë shtatzëninë e saj.
Ishte kryeministri Edi Rama, i cili e uroi ‘live’ moderatoren për lajmin e bukur.
LEXO EDHE: Rama uron Eni Vasilin për shtatzëninë: Të pata zili kur dëgjova se i ke binjake dhe vajza
Në këtë mënyrë, Vasili u detyrua të konfirmonte se është në pritje të binjakëve, madje zbuloi edhe gjininë.
“Më vjen mirë që të shoh nga afër se doja të të uroja për pritjen. Të pata shumë zili kur dëgjova që ke dy dhe akoma më shumë që i ke vajza. Të uroj vetëm të mira. Eni ka dy vajza binjake që i pret. Kjo nuk është gënjeshtër e 1 prillit”, u shpreh Rama.
Ndërkohë, së fundmi, Eni ka publikuar për herë të parë disa foto me partnerin, ku tregon barkun e rrumbullakosur.
Kujtojmë që moderatorja është e lidhur prej disa vitesh me inxhinierin e quajtur Armand, i cili disa kohë më parë braktisi Londrën për të jetuar në Shqipëri me Enin, pasi kjo e fundit nuk mund të hiqte dorë nga gazetaria./abcnews.al