Të pezulluarit e javës në Superiore, vuan vetëm skuadra e Bylisit

schedule10:34 - 6 Prill, 2021

schedule 10:34 - 6 Prill, 2021

Superiorja këtë javë i gjen pjesën më të madhe të ekipeve me futbollistë të pa pezulluar. Vetëm një ekip nuk do të ketë në dispozicion dy futbollistë prej kartonëve të verdhë dhe një prej dënimit të dhënë nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës.

Bëhet fjalë për Bylisin, që as këtë javë nuk mund ta llogarisë mesfushorin Xhoi Carkanji, i cili është dënuar me 10 ndeshje pas sherrit me sulmuesin e Laçit, Kyrian Nwabueze. Trajneri Veljko Dovedan nuk mund të llogarisë edhe dy lojtarë të tjerë.

Edison Ndreca, anësori i krahut të majtë, dhe qendërmbrojtësi Milos Stojanovic nuk mund të luajnë të dielën kundër Partizanit, pasi ndaj Kastriotit u ndëshkuam me kartonë të verdhë dhe këtë duel do të duhet ta ndjekin nga tribuna. /abcnews.al