Aborti, “Zezak dreqi” dhe shumë prapaskena: Denoncon ish-sulmuesi i Partizanit

schedule08:11 - 6 Prill, 2021

schedule 08:11 - 6 Prill, 2021

Theophilus Solomon kishte probleme në muajin shkurt, pasi një zënkë me të dashurën e tij shqiptare e çoi në burg për disa ditë. Gjithsesi ajo nuk ka qenë pjesa më e keqe, pasi më pas ka marrë kërcënime dhe i është dashur të denoncojë në polici. Solomon ka zbuluar edhe një prapaskenë tjetër.

“Ajo vajzë më intereson, marrëdhënia ka qenë një herë e mirë, një herë jo, si gjithë marrëdhëniet e tjera. Gjithsesi policisë i ka thënë gjëra të pavërteta. Unë nuk e kam goditur. E vetmja gjë që bëja kur acarohesha me të ishte që merrja makinën dhe largohesha të merrja ajër të pastër”, është shprehur nigeriani për “Panorama Sport”.

Solomon vijon rrëfimin e tij: “Ajo i ka thënë policisë se ishte shtatzënë me mua. E pranoj që ka qenë shtatzënë, por familja e saj i tha që të abortonte. Më kanë thënë se i kanë futur disa pilula në ushqim, që fëmija të vdiste në bark. Pse e bënë këtë gjë? Sepse nuk donin një fëmijë me ngjyrë.

Kjo është e vërteta dhe betohem me jetën time, betohem në shpirtrat e prindërve të mi. Prindërit nuk donin që vajza e tyre të kishte fëmijë me ngjyrë. Më kanë kërcënuar dhe kam prova, mesazhe dhe telefonata të regjistruara. Nëse nuk ndahesha nga vajza më kërcënuan se do të më vrisnin.

Shumë persona më kanë dërguar mesazhe: “O ti zezak i dreqit”, “Je shkërdhatë, ke ardhur në Shqipëri të keqtrajtosh vajzat shqiptare”. Frika ime e vetme ishte për vëllanë e vogël, ai është i vetmi njeri që kam, nuk kam familje tjetër. Mesazhet ia kam dërguar policisë”. / abcnews.al