Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kontrata e re me Interin, Lautaro nxjerr jashtë loje dy agjentët historikë

schedule22:38 - 5 Prill, 2021

schedule 22:38 - 5 Prill, 2021

Në fushën e blertë gjithçka po shkon mirë për Lautaron, i cili është afër fitimit të titullit kampion me Interin. Ndryshe është situata jashtë fushave.

Calciomercato raporton se marrëdhëniet e sulmuesit argjentinas me dy agjentët e tij historikë, kanë prekur fundin.

23-vjeçari ka vendosur t’i lërë mënjanë Rolando Zarate e Beto Yaque. Goleadori latin do të negociojë i vetëm bisedimet me klubin zikaltër për rinovimin e kontratës.

Zgjatja e bashkëpunimit pritet të bëhet deri në verën e vitit 2024, teksa Lautaro (16 gola dhe 9 asiste këtë sezon) do të pëfitojë 5 milion euro në sezon.

Ndërkohë që pritet të hiqet përfundimisht edhe klauzola prej 111 milion eurosh që ekziston në kontratën e lojtarit me klubin italian. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!