“M’i respektoni fëmijët, janë të pafajshëm”, Guarin reagon pas arrestimit

schedule18:57 - 5 Prill, 2021

schedule 18:57 - 5 Prill, 2021

Fredy Guarin u arrestua më datë 1 prill. Mesfushori i njohur kolumbian, i cili luan në vendlindje me Millonarios prej janarit të këtij viti, përfundoi nën pranga pasi sulmoi familjarët e tij. Një ngjarje e rëndë, për të cilën 34-vjeçari shkruan disa radhë në rrjetet sociale.

Në lidhje me versionet e ndryshme që qarkullojnë në rrjetet sociale për ngjarjen e ndodhur, është e rëndësishme të sqaroj se nuk janë të sigurta deklaratat që e vendosin familjen time në pozitë të vështirë. Kërkoj pak më shumë respekt për ta.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fredy Guarin (@fguarin13)

Sidomos për fëmijët e mi, të cilët nuk duhet të vuajnë pasojat e ekspozimit tim publik dhe veprimeve të mia. Sot përballem me një lojë të vështirë në jetën time, por jam i sigurt që me ndihmën e Zotit dhe gjithë atyre që më njohin, do të dal fitues.

Vlerësoj nga thellësia e zemrës time të gjitha mesazhet mbështetëse, që më mbushin me shpresë për t’u përmirësuar nga ditë në ditë. Do të vazhdoj të punoj me ndershmëri“, shkruan mesfushori i njohur kolumbian. /abcnews.al