Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

E ardhmja e CR7 te Juventus, pjesëmarrja apo jo në Champions do të vendosë gjithçka

schedule23:57 - 5 Prill, 2021

schedule 23:57 - 5 Prill, 2021

Në muajt e fundit është folur shumë për të ardhmen e Cristiano Ronados. Sulmuesi i Juventusit nuk e ka marrë ende një vendim se ku do të luajë sezonin e ardhshëm, pasi nuk është aspak i lumtur këtë sezon nën drejtimin e Andrea Pirlos.

Sipas raportimit të “Tuttosport”, portugezi kërkon të rishikojë kontratën e tij, që mbaron në vitin 2022. Rol thelbësor në vendimin e 35-vjeçarit pritet të ketë dhe renditja përfundimtare e bardhezinjve këtë sezon, pasi ende nuk dihet nëse ata do të jenë pjesëmarrës sezonin e ardhshëm ne Champions League.

 



Një sezon jashtë kompeticionit europian nuk do të pranohej në asnjë mënyrë nga ana e CR7 dhe me shumë mundësi ai do të kërkojë largimin. Për sa i përket destinacioneve të mundshme se ku mund ta shikojmë Ronaldon janë dy ish-klubet e tij, Manchester United dhe Real Madrid si dhe kampionët e Ligue 1, PSG. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!