Ditën e djeshme në mediet spanjolle u shpërnda shpejt lajmi se Neymar ka ngrirë negociatat për rinovimin e kontratës dhe ka kërkuar edhe një herë të kthehet te Barcelona, nga ku u largua në verën e vitit 2017.
Barcelona nga ana tjetër ka simpati për brazilianin, por duket se nuk ka më ndërmend të harxhojë para për të, duke ia dhënë PSG-së (rival i urryer), në një kohë kur kontrata e brazilianit skadon në verën e vitit të ardhshëm.
Mundo Deportivo raporton se qëndrimi në bordin e Barçës është i qartë, ata nuk paguajnë për Neymar këtë verë, por janë të gatshëm ta marrin në verën e vitit të ardhshëm, falas. /abcnews.al

