Pas mesnate, në derën e një ambienti në lagjen “Skënder Libohova” të Lushnjes, ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasëse. Nga shpërthimi është dëmtuar vetëm dera e jashtme.
Sipas policisë ambienti i cili më parë ka shërbyer si dyqan është në pronësi të shtetasit A.A,.
Ndërkohë grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Lushnjë/ Informacion paraprak
Sot rreth orës 03:25, në lagjen “Skënder Libohova” Lushnjë, në derën e jashtme të një ambienti që ka shërbyer më parë si dyqan, në pronësi të shtetasit A. A., ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar lëndë plasëse.
Për pasojë është dëmtuar vetëm dera (qepeni) i këtij ambienti.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë Lushnjë po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes, identifikimim dhe kapjen e autorëve.
/abcnews.al/