“Zini është i pafytyrë”, Noizy përplaset me Escobars: Të humb zëri kur përmend emrin tim

schedule07:48 - 5 Prill, 2021

schedule 07:48 - 5 Prill, 2021

Mbrëmjen e djeshme ishte i ftuar në emisionin “Gjoni’s Black” të Meriton Mjekiqit, Escobars, me të cilin Noizy ka patur shumë miqësi. Reperi u ndal ndër të tjera dhe tek Noizy, për të cilin u shpreh: “Tash nuk jam me ta se janë pak me hile si djem. Zini nuk është i drejtë, është një djalë i pafytyrë.

Kur të ndihmon një njeri prej fillimit, me pare, me rroba, me krejt dhe mos me të respektuar, me ta hangër dorën se po i jep bukë me to, është gjynah e nuk ia vlen.” Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë dhe reagimi i Noizy-t, i cili ka publikuar një video ku duket reperi Escobars teksa interpreton në studion e emisionit të, krahas së cilës ka shkruar:

“Vjen Shqiperi dhe mundohet me rrejt njerzit kam shoke Drake dhe Chris Brown dhe Kylie Jenner ?????? a thu se njerzit ktu hajn bar nuk kuptojme se kur rrejne dhe Kur Tregojn verteten ?????? te 3 kto emrat qe permenda i bojn folloë kti në Instagram a e keni pa? ?.. nejse ti je rrenc dhe dukesh qe rren se të hup Zoni Kur flet per mu you bitch. Ti mke rrit mu? ???? ti ke qen 10 vjec Kur un kam bo OTR o k**, ty ste del matematika. Ty tkam mar per dore tkam tregu ca asht bota e shqipria ???? Ti mke cu mu në Amerik? 2011?

Lol atehere ti ke qen 14vjec, ty tka njoftu Ryan bertant me njerzit e Drake, ti harxhojshe lek me u vesh si footbollerat me I bo shok me u njoftu me drake, Kishe qef me jeten e footballistit that rich life style. ??? po ti Ske as 1 makin në emer tat, gjitha me qera, ato orat sjan tuat ato varset nqaf kushtojn 10.000£ ??? Ryan bertant ste ka shok mo se Ja lutshe b***en me tbo drake follow ne instagram, ti merrje vesh Ku e ka hotelin drake në amerik dhe shkoje merrje dhomen me 1 kat me Drake tu shpresu Ishalla po e takon.

Ti je robi ma fallc në ket toke. Shife veten Kur flet per mu Qysh të hup zoni. @iamryanbertrand @champagnepapi this guy comes to Albania saying his best friends with Drake.. @starino look what you made him think ? gjith tag kto njerz”, ka shkruar Noziy duke iu drejtuar reperit Escobars, postim të cilin e ka fshirë më pas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!