Gjykata rrëzon kërkesën e Arbër Çekajt për kontenierin me 613 kg kokainë

schedule20:55 - 23 Shtator, 2018

schedule 20:55 - 23 Shtator, 2018

Gjykata për Krimet e Rënda ka rrëzuar pretendimet e Arbër Çekajt, të akuzuarit si porositës të 613 kg kokainë të mbërritura në portin e Durrësit në kontenier bananesh për kthimin e pasurive të sekuestruara.

Togat e zeza kanë vlerësuar si të pabazuar në prova dhe në ligj kërkesën e bërë nga përfaqësuesi ligjir i shoqërive “Arbri Garden shpk” dhe “Ecoalmax sh.p.k” për zhbllokimin nga masa e sekuestros për kamionin dhe kontenierin, në dyshemenë të të cilit u gjet kokaina. Aktualisht Çekaj ndodhet në masën e sigurisë “arrest në burg” në Gjermani, në pritje të ekstradimit në Shqipëri. Ai po hetohet edhe për disa vepra penale që dyshohet të jenë konsumuar në territorin gjerman.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!