Ndreu pa yllin e ekipit, publikohen formacionet e Bylis-Kastrioti

schedule12:37 - 4 Prill, 2021

schedule 12:37 - 4 Prill, 2021

Bylis-Kastrioti është ndeshja e parë e ditës së sotme për javën e 26 të Kategorisë Superiore. Trajnerët Dovedan dhe Ndreu para pak çastesh kanë publikuar formacionet zyrtare.

Të dyja skuadrat vijnë me 11-shet më të mira në dispozicion, teksa te Kastrioti bie në sy mungesa e sulmuesit kryesor të skuadrës, Devid. Braziliani është i dëmtuar.

Nga ana tjetër Bylisi vjen pa mungesa të rëndësishme dhe gati për të përfituar dhe provuar t’i afrohet krutanëve në renditje.

KASTRIOTI: Hidi, E.Çela, Rami, Zhivanaj, Neziri, Mehmeti, Nuriu, Prodani, Rezi, Agnaldo, Bardhi. Trajner: Ramadan Ndreu.

BYLIS: Qirko, Stojanovic, Janku, Hadroj, Ymeralilaj, Ntephe, Ndreca, Kojic, Desancic, Nebihu, Lorran. Trajner: Veljko Dovedan. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!