Tjetër dëmtim për sulmuesin anësor të Chelseas, Christian Pulisic. Lajmin e ka konfirmuar vetë tekniku i bluve, Thomas Tuchel, i cili e pranon se zëvendësimi i tij ishte zgjidhja e vetme për të.
“Christian bëri një sprint të shpejtë sapo filloi pjesa e dytë dhe na konfirmoi menjëherë se ndjente dhimbje. Nëse do të vazhdonte nuk do ta përfundonte dot takimin. Kështun që na u desh ta zëvendësonim atë menjëherë”, deklaron gjermani.
Në fakt 22-vjeçari kishte probleme muskulore që në pjesën e parë, por shpresonte që ta vazhdonte takimin. Në ditët në vijim pritet që ai të zhvillojë disa teste për të mësuar se sa kohë do të qëndrojë jashtë fushave. /abcnews.al