PD ankimoi fletën e votimit në Kolegjin Zgjedhor, përcaktohet trupa e gjyqtarëve

schedule09:48 - 4 Prill, 2021

schedule 09:48 - 4 Prill, 2021

Partia Demokratike ka ankimuar në Kolegjin Zgjedhor fletën e votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa, sot në mëngjes, u hodh shorti në Kolegj dhe u përcaktua edhe trupa e gjyqtarëve.

Trupa do të përbëhet nga Asim Vokshi, Esmeralda Ceka, Gentian Media, Manjola Xhaxho dhe Alma Kolgjoka. PD kërkon anulimin e fletës me numra dhe rikthimin e fletës me emra. Kujtojmë se Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve pranoi ankimimin e Partisë Socialiste lidhur me fletën e votimit, në bazë të numrave dhe jo të emrave të kandidatëve për deputetë.

Fleta e votimit është bërë shkak për një ngërç dyjavor të institucioneve që administrojnë procesin zgjedhor në vend. Demokratët kërkojnë një fletë votimi ku krahas numrave të shënoheshin edhe emrat e kandidatëve, ndryshe nga socialistët, të cilët kërkojnë të shënohet vetëm numri i kandidatit dhe jo emri. sb/abcnews.al/