Në Brazil janë regjistruar mbi 330 mijë viktima nga koronavirusi.
Këto shifra janë bërë të ditura nga të dhënat e publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.
Aktualisht që nga fillimi pandemisë Brazili ka regjistruar gjithsej 330,193 vdekje nga Covid-19, ndërsa janë raportuar 12,953,597 raste me koronavirus.
Brazili është vendi i dytë në botë për numrin e lartë të rasteve me Covid dhe numrin e viktimave, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
/abcnews.al/