Sondazh

Mendoni se po zbatohet si duhet vendimi i Gjykatës së Lartë për rishikimin e praktikës së paraburgimit?

Loading ... Loading ...
 

Video/ Vdes tragjikisht në SHBA i riu shqiptar

schedule16:24 - 23 Shtator, 2018

schedule 16:24 - 23 Shtator, 2018

Një i ri shqiptar gjeti vdekjen në mënyrë tragjike në SHBA, pak momente pasi ndihmoi një person në 5th Avenue në St. Petersburg të Floridas.

Sipas mediave, Dhimitri Andoni, 22 vjeç, po ndihmonte një shofer, makina e të cilit kishte dalë jashtë kontrollit. Ai po kthehej në makinën e tij “Hyundai”, kur u godit për vdekje nga një makinë tjetër tip “Ford”.



Autoritet amerikane zbuluan se autori i ngjarjes është një 30-vjeçar i quajtur Dana Byrd. Pasi e vrau, Byrd përdori makinën e të riut shqiptar dhe u arratis nga vendi. 30-vjeçari u kap në banesën e tij të premten natën.

Dana Byrd. Pasi përplasi Dhimitri andonin për vdekje i mori makinën dhe u arratis nga vendi i ngjarjes

Ndërkohë, babai i Andonit përdori sistemin GPS për të lokalizuar makinën e djalit të tij.

Kështu auoritetet arritën të gjejnë mjetin, i cili ishte brakrtisur jashtë ambienteve të zyrave të një firme inxhinerie. por trupi e të riut shqiptar nuk u gjet menjëherë. Viktima u zbulua rreth orës 12 e 30 të po asaj dite.

Ndërkohë autoritetet amerikane po vazhdojnë hetimet dhe thonë se do të merret në pyetje shoferi që ndihmoi Dhimitri para se të vdiste./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!