Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Selanikut. Një person i cili ka qenë duke udhëtuar me një automjet të bardhë ka hapur zjarri ndaj një këmbësori në rrugën Kordelio dhe më pas është larguar me shpejtësi.
Forca të shumta policie kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e tij.
Mediat greke bëjnë me dije se autori dyshohet se ka qëlluar disa herë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur tre gëzhoja. Një prej plumbash preku dritaren e një makine të parkuar në zonë, ku po futej një i ri.
Nga kjo ngjarje nuk raportohet për të lënduar, ndërsa dyshimet e para janë se kemi të bëjmë me një përplasje mes dy familjeve./mv.abcnews.al