S’ka përmendur meritën e saj në suksesin e tij, koreografia i vjen papritur në studio, Besi kërkon falje

schedule22:33 - 3 Prill, 2021

schedule 22:33 - 3 Prill, 2021

Këtë të shtunë, emisioni “Soiree” me Jonida Shehun në ABC ishte e gjitha dedikuar aktorit Bes Kallaku ku ishin mbledhur bashkëpuntorët e tij më të mirë, si dhe njerëzit më të rëndësishëm të jetës së tij.

Në këtë mbrëmje nuk mungoi edhe koreografia e njohur Kozeta Bakiu, e cila ka qenë e para që ka kuptuar talentin e Bes Kallakut në një audicion tek “Pole Position”.

Ardhja e Kozeta Bakiut në emision ka qenë krejtësisht surprizë për Besin, i cili nuk e mendonte fare që ajo do të vinte.

I vënë në siklet se nuk e ka përmendur shpesh meritën e saj në rrugëtimin e tij drejt suksesit, Bes Kallaku i ka kërkuar disa herë falje Kozeta Bakiut.

“Është njeriu që ka aq shumë merita tek mua, por që për dreq dhe për fat të keq, nuk e kam përmendur kurrë. Kozeta është zysha që ma kë pikasur në fillim fare, madje Kozeta është ajo që i ka thënë Agron Llakës “shikoje pak këtë djalin sepse realisht është shumë i talentuar”. Në fillimet e mia e kam përmendur Kozetën, por kohët e fundit jo. Të kërkoj falje. Sepse ka një meritë të jashtëzakonshme”, është shprehur Bes Kallaku.

Kozeta Bakiu në Soiree ka ndarë me të gjithë momentin e parë që ka takuar Besin dhe që ka kuptuar talentin e tij.

“Ne bënim emisionin dhe xhirimet zgjasin jashtë mase shumë. Besi shkonte dhe vinte nga Fushë-Kruja dhe një ditë më thotë “a mund të rrimë ne këtu në shkollë sepse iku furgoni i fundit? Unë u vura në pozitë nga kjo sakrificë shumë e madhe. I thash që ti do dalësh në sfidë dhe unë do të skualifikoj. Jo më tha ai se unë dua të fitoj. Por ti do të fitosh diçka më të madhe. Mora Gonin në telefon dhe i thash që të lutem do bësh një audicion për një djalë që mua më duket se ka perspektivë”, ka rrëfyer Kozeta Bakiu./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!