Aktori i njohur Bes Kallaku ka qenë i ftuar special këtë të shtunë në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC, i cili ka shfaqur një anë tjetër të tij që nuk e njihnim.
Ai folur për sakrificat dhe vështirësitë që ka hasur në fillimet e karrierës së tij, por edhe për familjen e tij të bukur me Xhensila Myrtezaj dhe vajzën e tyre Ajkën.
Por tani që është i martuar dhe baba, a e ngacmojnë vajzat Besin?
“Nuk jam ndjerë ndonjëherë i ngacmuar. Duke qenë personazh public, në rastin tim aktor humori, çdokush në rrugë qesh sepse i kujtohem me ndonjë rol, me ndonjë batutë dhe nuk mund të quhet ai lloj ngacmimi. Të paktën unë nuk e quaj ngacmim”, tha Bes Kallaku./abcnews.al